A mundet Putini të shpallë luftë të plotë më 9 maj? BBC: Vështirë se kjo betejë do përfundojë së shpejti

a mundet putini te shpalle lufte te plote me 9 maj bbc veshtire se kjo beteje do perfundoje se shpejti
a mundet putini te shpalle lufte te plote me 9 maj bbc veshtire se kjo beteje do perfundoje se shpejti

Rusia thotë se është e pakuptimtë që do të shpallë luftë të gjithanshme në Ukrainë në ditët në vijim. Deri më tani Moska e ka mohuar se është në luftë, duke iu referuar pushtimit në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”, raporton BBC.

Por zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se Presidenti Vladimir Putin mund të përdorë Paradën vjetore të Fitores të Rusisë më 9 maj për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak. Ai sigurisht që po i mban letrat ‘afër gjoksit’ dhe deri atëherë ne duhet t’i marrim mjaftohemi vetëm me mohimet e Moskës.

Në ditët para pushtimit më 24 shkurt, zyrtarët rusë u vunë në radhë për të përgënjeshtruar pretendimet për një pushtim të afërt si “histeri dhe propagandë perëndimore”.

Më e pakta që mund të presim janë disa shpallje triumfuese të objektivave të arritura dhe armiqve (të vërtetë apo të imagjinuar) të mposhtur.

Faji për ritmin e ngadaltë të përparimit rus në Donbas ka të ngjarë të jetë mbi NATO-n dhe ndoshta do të ketë paralajmërime të mëtejshme për Perëndimin që të ndalojë së ndihmuari Ukrainën, që kjo e fundit të mbrohet.

Çfarëdo që të ndodhë më 9 maj, është e vështirë të shohësh që kjo luftë të përfundojë së shpejti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts