“A nuk është ky një version i rrëmbimit?”/ Putin nënshkruan dekretin, ja çfarë do të ndodhë me fëmijët ukrainas

a nuk eshte ky nje version i rrembimit putin nenshkruan dekretin ja cfare do te ndodhe me femijet ukrainas
a nuk eshte ky nje version i rrembimit putin nenshkruan dekretin ja cfare do te ndodhe me femijet ukrainas

Një gazetare ukrainase ka bërë publike faktin që presidenti rus Vladimitr Putin ka nënshkruar një dekret i cili thjeshton procesin e marrjes së shtetësisë ruse për fëmijët ukrainasqë janë jetimë ose që aktualisht pa kujdes prindëror. Një dekret i tillë i referohet më shumë rajonit të Donbasit, por nuk përjashton edhe fëmijët ukrainas që nuk jetojnë në këtë zonë.

Me anë të një postimi në Twitter, gazetarja Anastasiia Lapatina, ngre alarmin në lidhje me faktin që sipas të dhënave të ofruara nga autoritetet ukrainase, Moska ka depërtuar tashmë rreth 2 mijë jetimë në territoret e kontrolluara nga Rusia, shqetësim ky që në fakt është shprehur shumë herë nga ukrainasit.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe ish zëdhënësja e presidentit të Ukrainës, Iuliia Mendel, e cila e ka quajtur ngjarjen një rast të rrëmbimit.

“A nuk është ky një version i rrëmbimit? Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për lehtësimin e marrjes së shtetësisë ruse për jetimët ukrainas apo atyre pa kujdes prindëror, veçanërisht në territoret e pushtuara”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts