A nuk i kemi ne dy kriminelë për të ardhur në pushtet? Grida Duma tregon historinë me simpatizantin e PD








Kandidatja për deputete e shpallur fituese në zgjedhjet e 25 prillit për Partinë Demokratike, Grida Duma është shprehur se fati i errët i këtij vendi është që jo vetëm po varfërohet, por ne rrezikojmë t’u lëmë të rinjve një Shqipëri më të keqe se në vitet ’90-të.

grida Duma

Në fjalën e saj nga Kuvendi Kombëtar, Duma tregoi edhe një histori me një simpatizant të PD-së, i cili e kishte pyetur nëse kjo forcë politike a kishte ndonjë kriminel.

Dikush më pyeti, a nuk i kemi ne dy kriminelë për të marrë pushtetin?”, tha Duma.
Ajo tregoi se për një moment e pati të vështirë për t’i kthyer përgjigje; pasi sipas saj, dreqi ta hajë, a duhet t’i ketë kjo forcë politike dy kriminelë për të sjellë në pushtet këta njerëz.

U zura ngusht, tregon ajo, t’i thoja atij se nuk i kemi dy kriminelë në parti, do t’i lija të kuptonte se ne ishim të dobët. Ti thoja se i kemi, do të thoshte se po dal në anë e kundër të historisë, në pjesën e keqe të saj”, tha ajo.

Më pas, Duma foli për mesazhin e një letre që ishte dorëzuar në recepsionin e PD-së për në adresë të saj.

Ajo rrëfeu se letra që i ishte dërguar mbante firmën e një të përndjekuri politik që për më tepër s’ankohet për fatin e tij.

Në letrën që i kishte ardhur asaj, ky i moshuar, i fliste për një episod, që kishte përjetuar përgjatë një udhëtimi me tren, kur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kishin nisur një dialog me një vajzë të re.

Ajo po shikonte tek celulari i saj një video dhe buzëqeshte me veten, ndërsa unë së bashku me bashkëshorten po dëgjoja fushatën e PD-së. Në një moment ajo kthen kokën nga ne, dhe shton: Si i dëgjoni këta, të gjithë janë njësoj. Fillimisht u nevrikosa, por bashkëshortja ime, njeriu që më qetëson nervat prej vitesh, ndërhyri, duke i thënë se sa bukur ishte veshur ajo, ndoshta edhe pse nuk e kuptoi, dikush asaj i po i bënte një compliment. Pasi bashkëshortja po e përkëdhelte, në një moment i thotë asaj se gjithë kjo veshje, kjo liri, madje edhe lira për të sharë dikë, ka ardhur falë kësaj partie”, tha Duma.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *