“A po dorëzohet ky aset kombëtar për interesa të pushtetit?”/ Ervin Salianji publikon deklaratat e ministrit të Mbrojtjes për Sazanin

a po dorezohet ky aset kombetar per interesa te pushtetit ervin salianji publikon deklaratat e ministrit te mbrojtjes per sazanin
a po dorezohet ky aset kombetar per interesa te pushtetit ervin salianji publikon deklaratat e ministrit te mbrojtjes per sazanin

TIRANE

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka risjellë në vëmendje një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur në Komision se “Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet”. Ndërkohë Salianji perifrazon kryeministrin Rama i cili ka deklaruar se ‘Sazani nuk është zonë e mbrojtur’.

Salianji shprehet se këto janë dy qëndrime të ndryshme, ndërsa shtron pyetjen: “A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”

Postimi

‘Me zë dhe figurë; cfarë thoshin dje dhe cfarë bëjnë sot!
Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, ështê shprehur
Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!
Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetesimin publik per ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!
A po dorëzohet ky aset kombetar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?’- shkruan Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts