A po e mban dasma Boris Johnson në detyrë?

11:38 08/07/2022

Mediat britanike deklarojnë se ceremonia planifikohet të mbahet në rezidencen e kryeministrit

Boris Johnson dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe por u shpreh se do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet një lider i ri.

Por pse Boris Johnson po vonon daljen e tij përfundimtare nga Downing Street? Sipas burimeve pranë kryeministrit britanik, 58-vjeçari dhe gruaja e tij 34-vjeçare, Carrie, tashmë kanë dërguar ftesa për dasmën e tyre të “vonuar” që do të mbahet në fund të këtij muaji.

Çifti u martua në një ceremoni sekrete në Katedralen e Uestminsterit para vetëm një numri të vogël të ftuarish në Maj të vitit 2021. Ata më pas festuan në kopshtin e Downing Street, por u lejuan vetëm 30 të ftuar për shkak të masave të Covid-19.

Dasma e çiftit pritet të jetë  shumë më e madhe dhe magjepsëse dhe do të mbahet në rezidencën ku qëndron kryeministri.

Është një pasuri kombëtare, jo shtëpia e tij personale. Johnson duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të gjejë një vend tjetër”, thanë disa burime për gazetën “The Mirror”.

Por një zëdhënës i zotit Johnson deklaroi se qëndrimi i tij ka të bëjë vetëm me detyrimin e tij për tu shërbyer qytetarëve.

E ndërtuar në vitin 1565, rezidenca ku qëndron kryeministri u kushton taksapaguesve britanikë pothuajse 1 milion Paund në vit, ndërtesa madhështore është shumë larg jetës së përditshme të shumicës së britanikëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.