A pranon debat publik me kryeministrin Rama? Si i përgjigjet Basha: Për herë të parë në 30 vite, ndodh që…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pyetur nëse do të pranonte një debat publik me kryeministrin Edi Ramën, tha se kjo është detyrim qytetar.

basha rama fushat6

Sipas tij, është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës.

Basha tha në “Opinion”, se kreu i qeverisë nuk ka asnjë bilanc.

Basha: Kjo nuk është çështje midis meje dhe tij. Është një detyrim ndaj qytetarëve veçanërisht para zgjedhjeve. Ai që ka 8 vjet që qeveris e ka për detyrë tu thotë njerëzve çfarë ka bërë.

Detyrimi im para shqiptarëve është pse e dua unë mandatin për çfarë zotohem para tyre dhe si garantoj për zotimet e mia. Në një vend të qytetëruar është  baza e një politike të arsyeshme. Në nuk jemi në këtë terren, ne nuk mund të pretendojmë në një nga studiot më të lashta të medias shqiptare se jemi në një realitet normal.

Jo vetëm që jam i gatshëm por është detyrim i tij të thotë pse kërkon një mandat të tretë. Është detyrë e imja t’ju them pse e kërkoj mandatin.

Nga njëra anë kam një fushatë timen, të Partisë Demokratike, të kandidatëve tanë dhe nga ana tjetër po ndodh diçka, kemi një kryeministër që është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër të opozitës. Nga mëngjesi deri në darkë merret me fushatën time, me fjalimet e mia, i inspekton rresht për rresht, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orët e gjumit. 

Kjo ndodh sepse nuk ka asgjë për të treguar, prandaj nga mëngjesi deri në darkë merret me mua. Fushata ime dhe e PD-së ia ka arritur qëllimit. Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës, kandidatit të opozitës për kryeministër.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *