A prishet agjërimi, nëse marrim vaksinën anti-Covid? Ja çfarë thonë mjekët myslimanë

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, teksa besimtarët myslimanë do të duhet të agjërojnë nga data 12 prill deri më 12 maj. Sipas ritit fetar, përgjatë këtyre ditëve agjëruesit nuk hanë dhe as pinë asgjë nga lindja e diellit deri në perëndim.

Mirëpo për shkak të pandemisë, ajo që duan të dinë besimtarët është nëse prishet agjërimi në momentin që merr vaksinën gjatë muajit Ramazan. Lidhur me këtë, ka ardhur reagimi i disa mjekëve kryesorë myslimanë.

Ka qenë Dr Farzana Hussain, një myslimane dhe mjeke e përgjithshme në The Project Surgery në Londrën Lindore, e cila u ka kërkuar njerëzve që edhe gjatë muajit Ramazan të marrin vaksinën Covid-19, duke theksuar se injeksioni nuk e prish agjërimin e tyre.

Dr Farzana Hussain: Marrja e vaksinës nuk do të prish agjërimin, pasi nuk është ushqyerje, dhe kështu nuk ka absolutisht asnjë arsye pse ta refuzoni nëse jeni ftuar për të marr vaksinën AntiCovid.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *