A rrezikohet Kosova nga varianti Delta i koronavirusit? Ja çfarë thonë mjekët

Ndonëse numri i të infektuarve me COVID-19 ka rënë, në bazë të përvojës së shteteve të tjera, mjekët parashikojnë se në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, në Kosovë do të dominojë varianti Delta i koronavirusit.

Vaksinimi po shihet si e vetmja mënyrë për parandalimin e një vale të re të vështirë të këtij virusi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se edhe Kosova mund të preket nga vala e re e infektimit me COVID-19. “Edhe Kosova sikur edhe tërë rruzulli tokësor është afektuar nga mundësitë e paraqitjes së valëve të reja me infeksion me COVID-19. Mirëpo mjeti më i suksesshëm, më i saktë dhe i domosdoshëm është vaksinimi. Ndonëse fillimi i korrikut është duke shkuar në mënyrë të qetë, kjo nuk guxon assesi neve të na jep komoditetin dhe të mendojmë se është larguar rreziku”, theksoi Vishaj.

Në anën tjetër, Driton Vela ka thënë se vala e re mund të parandalohet me vaksinim më masiv se që është duke u bërë tani.

“Diku rreth 19 për qind e popullatës së rritur është e vaksinuar me një dozë, që është solide por e pamjaftueshme për tu mbrojtur nga varianti Delta, prandaj qytetarët duhet të vaksinohen sa më shumë. Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë rastin për tu vaksinuar, sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që ta krijojmë të ashtuquajturin mur kundër variantit Delta”. Ai tha se nëse merren për bazë përvoja nga shtetet tjera, në Kosovë mund të presim që në fund të gushtit ose fillim të shtatorit të dominojë varianti Delta i COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *