A rrezikon Kosova nga lufta?! Pandeli Majko: Agresioni rus në Ukrainë do përcaktojë të ardhmen e…!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se agresioni rus në Ukrainë nuk mund të ketë ndonjë ndikim në Kosovë sa i përket çështjes së sigurisë, pasi Kosova sigurohet nga Aleanca Veriatlantike (NATO).

Në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, Majko ka thënë se baza më e madhe ushtarake amerikane gjendet në Kosovë.

“Në Kosovë nuk pres të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Kosova sigurohet nga NATO, dhe baza më e madhe ushtarake amerikane është në Kosovë”, ka potencuar Majko.

Ai duke analizuar situatën mes Rusisë dhe Ukrainës, ka theksuar se ky konflikt mes këtyre dy shteteve mund të jetë përcaktuese për balancat gjeopolitike, siç tha ai për 50 vitet e ardhshme.

“Mendoj që nuk janë zhvillime të natyrshme, nuk kemi të bëjmë thjesht me një konflikt mes dy shteteve, në rastin përkatës midis Rusisë dhe Ukrainës, por është një lëvizje shumë më e madhe tektonike, e cila mund të përcaktojë balancat gjeopolitike për 50 vitet e ardhshme. Pa përdorur metaforë, jemi duke jetuar në momentet më të rëndësishme për të ardhmen evropiane, dhe duke qenë se kombi ynë natyrshëm i përket Evropës, mendoj që ne duhet të jemi shumë aktiv dhe të ndjekim këtë situatë që po ndodhë”, ka thënë mes tjerash ai.

Në këtë intervistë, Majko tha se shqiptarët e kanë të qartë pozicionin, pasi kanë kaluar luftën në Kosovë.

“Kjo që po ndodhë aktualisht na duket sikur seria e dytë e një filmi që kemi parë. Megjithëse mund të konsiderohen si ditët më të vështira të Evropës pas luftës së ftohtë, mendoj se konflikti në Ukrainë do të jetë mjaft përcaktues për të ardhmen evropiane”, shtoi ai.

Ish-kryeministri tha se konflikti në Ukrainë, ka bërë të qartë se çfarë dëshiron presidenti rus Vladimir Putin.

“Mendoj qe konflikti që po ndodhë në Ukrainë shmangu çdo dyshim se çfarë dëshironi Putini të bëjë me Evropën, ai po shfaqet si një kundërshtar gjeopolitik i Evropës, dhe mendoj se tani Evropa po e trajton të tillë si kundërshtar”, është shprehur Majko.

“Ajo që do të vijë si problematik në të ardhmen do të jenë fraksionet filo-ruse të cilat janë të shpërndara duke filluar nga Bosnja, Serbia, Mali i Zi deri në Maqedoni të Veriut. Sigurisht kjo do të shkaktojë debate të brendshme në shoqëritë që po flasim, por nuk besoj që do të shkaktojë ndonjë traumë”, shtoi ai.

Majko tutje ka shtuar se “ne jemi të pozicionuar qartazi për gjithë këtë histori, dhe mendoj që pozicionimin i shqiptarëve në krahë të Ukrainës është një verfikimi i historisë që ne kemi kaluar”.

Ndryshe, Rusia është duke vazhduar tash e pesë ditë sulmet ndaj Ukrainës, ku deri tani është raportuar për dhjetëra civilë të vrarë.

Sulmet e Rusisë janë dënuar nga shtetet e Perëndimit, të cilat edhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.