A u gëzua Lulzim Basha për vendimin e DASH? Ja çfarë deklaron Sali Berisha






Ish-kryeministri Sali Berisha të premten në darkë u pyet në lidhje me reagimin e kreut të Partisë Demokratike, pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të tij.

Berisha-Basha-1

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha theksoi se në mënyrë absolute nuk ka asnjë aludim.

Çani: Mos është gëzuar Lulzim Basha për vendimin e DASH?

Berisha: Në mënyrë absolute nuk kam asnjë aludim. Zero.

Më tej, ish-kryeministri u pyet edhe për procesin zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike, i cili theksoi se në prag të këtyre zgjedhjeve i ka vendosur vetës censurë të plotë.

Është një garë, mos më shtyni të flas, pasi kandidatët për kreun e PD-së tashmë janë në garë dhe nuk është korrekte. Pas përfundimit të garës unë do të jap mendimin tim”, tha Berisha.

Sipas tij, ajo çfarë e çuditi më tepër në lidhje me garën, ishte fakti për të afruar datën e zgjedhjeve në PD, pasi të dyja palët, si ata që ishin kundër dhe pro tij, ranë dakord për afrimin e datës, duke rënë në ujdi bashkë.

Berisha theksoi se PD ka qenë dhe do të mbetet një parti e lirisë dhe garant i lirisë më të madh se Shtetet e Bashkuara nuk ka.

Në Europë antiamerikanizmi është në modë, por gjithmonë ka qenë present. Unë s’kam luftë me SHBA-të, por do mbroj dinjitetin tim kundër shpifjes së armiqve të mij, të cilët janë: Gerorge Soros dhe Edi Rama”, deklaroi ish-kryeministri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *