A u qëndron deklaratave për rikthim në krye të PD? Berisha flet pas votës për drejtuesin demokrat: Jam konsistent i…






Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar mesditën e sotme në zgjedhjet për drejtuesin e ri të demokratëve.

Berisha 1

Në një prononcim të shkurtër për mediat Berisha bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në këtë proces.

Të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces votimi. Mesazhi i ditës së sotme është pjesëmarrja në votim. Unë besoj se pasi kam shprehur qëndrimin tim, kjo nuk do ta nxjerrë të ndarë, por përkundrazi do ta nxjerrë të bashkuar. Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin”, tha Berisha.

Lideri historik i demokratëve u pyet nga gazetarët nëse ka pasur dilema gjatë votimit të sotëm, pyetje të cilës iu përgjigj me nota humori. “Ti jo që do të nxjerrësh sekretet, por do sekretet e sekreteve“, iu përgjigj Berisha gazetarit.

Ndërsa i pyetur në lidhje me deklaratat e tij të mëparshme se nuk e përjashton një rikthim si kryetar i PD, Berisha tha: “Jam konsistent i deklaratave të mia”.

DEKLARATA

“Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha Berisha per Syri Tv.

Pyetje: Keni thënë që Sali Berisha kurrë nuk do të kthehet në funksionet e PD?

Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë, Never say never

Pyetje: Këtë shprehjeje e keni përdorur me Ramiz Alinë?

Berisha: E kam përdorur atëherë dhe sot e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam ndërruar dhe i kam hequr pengesat e mia

Pyetje: Nuk përjashtoni edhe drejtimin e drejtimin e PD në të ardhmen?

Berisha: Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më. Kategorikisht

berisha 2 berisha 3 berisha 4

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *