A u zbatua statuti për përjashtimin e Berishës? Alibeaj: Vendimi u mor nga kryetari që gëzon legjitimitet të plotë, u zgjodh 1 muaj e gjysmë më parë! Ky është akti që një lider…





Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, përmes një interviste të dhënë për News 24, foli mbi situatën aktuale në kampin e djathtë, pas përjashtimit të liderit historik Sali Berisha.

Në fjalën e tij Alibeaj theksoi se Berisha nuk është përjashtuar nga Partia Demokratike, por është marrë një vendim i përkohshëm ndaj tij deri në momentin që do t’i japë zgjidhje ligjore vendimit të dhënë nga DASh për shpalljen “non grata”.

Akuzat se pse nuk u zbatua statuti i partisë në përjshtimin e Berishës, Alibeaj i sqaron në mënyrë juridike, ku thekson se marrja e një vendimi të tillë nuk mund të hidhej në votim pasi Partia Demokratike nuk mund të hedhë në votim një vendim të partnerëve strategjikë amerikanë.

Alibeaj thekson se i vetmi organ legjitim që mund ta merrte një vendim të tillë ishte kryetari, i cili rreth një muaj e gjys më parë u zgjodh me votim të drejtëpërdrejtë nga baza e partisë me rregullin një anëtarë një votë.

“Mungesa e shpresës, mungesa e shtetit është një kauz e madhe që i bën bashkë shqiptarët. Më 25 prill ky regjim ka vjedhur pushtetin.

Besoj se është në sytë e të gjithëve, çfarë ka ndodhur më 25 Prill. Nuk është një humbje për shkak të paaftësisë, janë vjedhur zgjedhjet duke përdorur administratën dhe patronazhistët. Kjo është një gjë korrekte thënë kjo dhe nga zoti Berisha. Është një bindje e të gjithë demokratëve që më 25 Prill ka ndodhur grabitja e vullnetit të qytetarëve për të rrëzuar rregjimin.

Nuk e mohon askush që zoti Berisha ka sentimentin e vet politik dhe në radhët e kundërshtarëve dhe jo më brenda Partisë Demokratike.

Tashmë jemi përballë një situate që kemi një vendim të Departamentit të Shtetit për shpalljen “non grata” dhe një kërkese nga ambasada amerikane.

Kërkesa e ardhur ishte përjashtimi i zotit Berisha nga grupi parlamentar. Qëndruam fortë dhe kanë qenë përpjekjet të forta në një situatë rraskapitëse përballë kësaj ngarjeje të madhe, ndërkohë që duhej të merreshim me grabitjen e 25 Prillit.

Nuk ka ndodhur asnjë lloj përjashtimi. Është marrë një vendim i përkohshëm nga kryetari i partisë që për sa kohë zoti Berisha të përfundojë betejën ligjore, nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kërkesa thelbësore është lënia e mundësive për të të bërë transparencën e atij akti politik të marrë nga DASh.

Në të gjitha vlerat e ekzistenccës së kësaj partie, përndryshe shndërrohet në atë parti të para 30-viteve, është kursi i pandryshueshëm ndaj orientimit pro amerikan dhe pro perëndimor”, deklaroi Alibeaj.

Pjesë nga intervista:

Pse nuk u hodh në votim?

E para cila është çështja që do të diskutohej. Do të ishte një vendim që do të përcaktonte marrëdhëniet e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pyetja legjitime që mund të ngrihet është: Kush do të duhej ta merrte këtë vendim?

Do të duhej ta merrte një autoritet që gëzon legjitimitetin e plotë të partisë dhe ai është kryetari. Përderisa është zgjedhur një muaj e gjysëm më parë nuk mund të vihet në diskutim legjitimiteti që përfaqëson. U zgjodh me 85% të votës së anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Është kërkuar nga ShBA që ky vendim të merrej nga kryetari?

Nuk e di, nuk e kam këtë informacion. Por unë mund t’ju them se një vendim kaq të rëndësishëm nuk mund ta përcjjellësh, por duhet të marrësh përsipër përgjigjësinë e madhe. Ky është akti që një lider duhet të tregojë dhe të ngelet në mendjen njerëzore, një akt duhet të bëjë diferencës mes emocionit dhe racionales.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *