Abdixhiku pas takimit me Vjosa Osmanin: Zgjedhjet nuk do të shtyhen, kjo është një ditë e madhe për demokracinë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me krerët e partive dhe presidenten Vjosa Osmani lidhur me mundësinë për shtyerjen e zgjedhjeve.

Abdixhiku para mediave tha se nuk kishte pajtueshmëri për shtyerjen e zgjedhjeve. Tutje ai tha se kjo është një ditë e mirë për demokracinë e vendit.

“Në situatën e tanishme unë fillimisht kam bërë një propozim për liderët e partive për shkurtimin e fushatës zgjedhore dhe siç jeni informuar kam marrë përgjigje vetëm nga zoti Krasniqi dhe nga zoti Haradinaj, nuk kam marrë përgjigje nga zoti Kurti”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së shtoi se partia e tij do të ushtrojë vullnetarisht fushatë pesë ditore ose fare.

“LDK do të ushtroj vullnetarisht fushatë pesë ditore ose hiç, për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Nje skenar i tillë politik nuk bën të ekzekutohet pasi në pyetje është demokracia, s’ka të bëjë me vullnetin e zgjedhje, nuk kishte pajtueshmeri për shtyerjen e zgjedhjeve. Kjo është një ditë e mirë për demokracinë. Ne duhet të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve tanë por mbi të gjithë qeveria”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *