Aborti në Afrikë prezantohet në Kanë

23:37 13/07/2021

Filmi ka si qellim që të bëjë jehonë përtej Afrikës deri në SHBA ku njerëzit janë kundër abortit

“Lingui”, është një tjetër film që është prezantuar në Festivalin e Filmit në Kanë. Subjekti tregon betejën e një vajze në Çad për të bërë abort.

Ajo shpresonte që historia e saj të bënte jehonë përtej vendit afrikan, përfshirë këtu vende si Shtetet e Bashkuara ku ka lëvizje anti-abort. Regjisori i këtij filmi Mahamet-Saleh Haroun ka bërë të ditur se ishte frymëzuar për të eksploruar këtë çështje pasi lexoi histori rreth foshnjave të braktisura ose të vrara nga nënat e tyre të reja në Çad, ku aborti lejohet vetëm në raste specifike kur jeta e një gruaje është në rrezik.

“Lingui” – që përkthehet si “Lidhjet e Shenjta”, përqendrohet tek nëna beqare Amina, e cila u stigmatizua gjatë gjithë jetës së saj dhe tmerrohet kur 15-vjeçarja e saj ngel shtatzënë.

Në fillim e tmerruar nga ideja për të shkuar kundër parimeve islamike, ajo përfundon duke u përpjekur të ndihmojë vajzën e saj Maria. Ngjyra dhe tingujt e kryeqytetit janë sjellë në një mjedis të mbushur me dritë për dëshpërimin e tyre në rritje. Filmi është pritur me entuziazëm nga kritikët në Kanë.

Haroun është shprehur se aborti prek shumë vende sot qoftë në Amerikën Latine, madje edhe në Shtetet e Bashkuara ka njerëz që janë kundër tij dhe se rasti i Çadi mund t’u flasë edhe njerëzve të tjerë në të gjithë botën. Vetëm një film nga Afrika ka fituar ndonjëherë nderin më të lartë të Kanë, Palma e Artë: Regjizori algjerian Mohammed Lakhdar-Hamina “Kronika e viteve të zjarrit” në 1975. Filmi po garon për çmim kryesor në festivalin e Kanës, të mbajtur në Rivierën Franceze dhe që zgjat deri më 17 Korrik.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *