Aborti që në moshë 16-vjeçare, Brixhida Muçaj: Ligji legjitimon krimin duke vrarë fëmijë të pa lindur

aborti qe ne moshe 16 vjecare brixhida mucaj ligji legjitimon krimin duke vrare femije te pa lindur
aborti qe ne moshe 16 vjecare brixhida mucaj ligji legjitimon krimin duke vrare femije te pa lindur

Brixhida Muçaj, nga nisma “Lumturo dhimbjen” e ftuar në emisionin “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, duke komentuar ligjin e ri për abortin, theksoi se ligj legjitimon krimin.

“Mendoj se ky zgjerim bën legjitim krimin, shtohet një formë e krimit për të vrarë fëmijët pa ardhur akoma në jetë dhe për të rrezikuar që nënat e ardhshme që të kenë të drejtë për të lindur fëmijë. Lindshmëria pas abortove veçanërisht të reja në moshë, rrezikon lindshmërinë e mëvonshme.

Kemi shumë nevoja imediate përpara se të vijmë te trajtimi i këtij ligji. Aq më tepër ulet mosha në 16-vjeç. Kundrejt diskutimeve që janë bërë për martesën e hershme kjo bie në kontradiktë. Me ligj, nuk mund të udhëtojë vetëm ndërsa abortin mund ta bëjë vetëm. Të gjitha këto janë pikëpyetje që lindin pas një akti që lejon krimin”, tha ajo.

Ligji parashikon se femra nga 16 vjeç e sipër mund të bëjë një abort pa lejen e prindërve.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts