Abuzime me detyrën dhe korrupsion, 5 arrestime në Napoli, mes tyre një ish-prokuror dhe sipërmarrës të njohur. Si bëhej ndërhyrja për të përfituar favore publike

Autoritetet italiane në Napoli, kanë vendosur në pranga disa persona të akuzuar për korrupsion, mes tyre spikasin avokatë, sipërmarrës dhe ish-prokurorë.

Mediat italiane shkruajnë se mes të arrestuarve janë Roberto Penn, zv. prokurorin Salerno dhe partneren e tij, Maria Gabriella Gallevi. Në arrest shtëpia janë vendosur sipërmarrësit, Francesco Vorro, Umberto inverso dhe Fabrizio Lisi, ky i fundit ish-gjeneral i Guardia di Financa. Ata akuzohen për abuzim me pushtetin dhe përfitime personale.

Më 14 korrik Carabinieri del Ros, i deleguar nga zyra e hetimit napolitan (prokurori Ardituro dhe Fratello) kryen një sërë kontrollesh kundër të arrestuarve. Veprimtaria hetimore e karabinierëve, e cila zgjat nga tetori 2020 deri në korrik 2021, do të kishte hedhur dritë mbi një “pakt korrupsioni” të vërtetë midis magjistratit dhe sipërmarrësve të konsorciumit.

Për më tepër, sipërmarrësit, duke përfituar gjithmonë nga ndihma e magjistratit, synonin të krijonin marrëdhënie të privilegjuara me zyrtarët e Pallatit Qeveritar të Salernos për të arritur vendosjen e konsorciumit në të ashtuquajturën “lista e bardhë”. Ndër objektivat që i kishin vënë vetes ishte nënshkrimi i një protokolli ligjshmërie mes konsorciumit të tyre dhe Prefekturës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.