Abuzimi me tenderin 21 mln lekë për kaburantin, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-prefektin e Kukësit

abuzimi me tenderin 21 mln leke per kaburantin apeli i gjkko le ne fuqi vendimin per ish prefektin e kukesit
abuzimi me tenderin 21 mln leke per kaburantin apeli i gjkko le ne fuqi vendimin per ish prefektin e kukesit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqiish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana.

SPAK nisi hetimet ndaj Gjanës në kohën kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë.

NJOFTIMI I APELIT TE GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 62 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim G.Gj., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 133, datë 01.02.2023 dhe vendimit nr. 126, datë 17.11.2023, verifikuar me vendimin nr. 135, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
1.Miratimin e vendimit nr. 133, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2.Miratimin e vendimit nr. 135, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts