Abuzimi seksual në RD të Kongos, Franca thirrje OBSH për plan veprimi ndaj punonjësve

Qeveria e Francës i bëri thirrje të mërkurën kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të mbajë premtimin e tij për një “plan veprimi” për të luftuar aktet e abuzimit seksual nga punonjësit e OBSH-së.

Të martën një komision i pavarur doli me një raport sipas të cilit stafi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka qenë në mesin e 83 punëtorëve që kanë abuzuar seksualisht gra dhe vajza, sa kanë qenë duke luftuar shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos

Ky llogaritet të jetë skandali më i madh në historinë e misioneve të OKB-së.

Thirrja e Ministrisë së Jashtme Franceze për Drejtorin e OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus që të ndërmarrë veprime brenda 10 ditëve vjen më pak se një javë pasi Franca, Gjermania dhe vende tjera njoftuan se e kishin emëruar atë për një mandat të dytë pesëvjeçar.

Afati për kandidaturat për pozitën e kreut të OBSH-së përfundoi më 23 shtator.

Komisioni, i cili ka intervistuar dhjetëra gra, të cilat kanë thënë se u është ofruar punë në këmbim të marrëdhënieve seksuale, ka gjetur se 21 nga 83 kryesit e këtyre veprave kanë qenë të punësuar nga OBSH-ja.

Gratë lokale gjithashtu dyshohet se janë dehur me pije, “janë zënë në pritë” nëpër spitale, janë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe dy kanë mbetur shtatzënë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se kjo gjë është e “paarsyetueshme”.

Ai u kërkoi falje viktimave duke thënë se “ajo që ju ndodhi juve nuk duhet t’i ndodhë askujt dhe është e pafalshme”.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *