Abuzoi seksualisht me 15-vjeçarin, gruaja britanike sjell në jetë fëmijën e tij

Një grua, dyshohet se ka lindur fëmijën që ka me një djalë adoleshent, me të cilin, ka abuzuar seksualisht në një kurs golfi.

Sarah Campbell, 39 vjeçe, akuzohet për 15 vepra seksuale, me dy djem adoleshentë, midis viteve 2016-2018.

Campbell është paraqitur mes lotësh në gjykatë, ndërsa ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura.

Por gjykatësi, nuk është bindur nga dëshmia e treguar nga 39-vjeçarja dhe ka kërkuar prova dhe hetim më të thelluar.

Campbell përballet me nëntë akuza të abuzimit seksual të një djali që ishte i moshës midis 13 dhe 15, të gjitha këto pretendohet se kanë ndodhur gjatë periudhës dy vjeçare.

Tetë nga këto akuza pretendohet të kenë përfshirë aktivitet seksual, ku thuhet se ajo ka kryer marrëdhënie në banesën e saj dhe në herë në një kurs golfi.

Një akuzë specifikon se vajza e saj u ngjiz gjatë abuzimit seksualisht me djalin adoleshent, ndërsa për këtë pretendim, pritet të kryhen edhe analizat e ADN-së.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *