“Abuzoi seksualisht me vajzën 6-vjeçare”, pas 8 vitesh nënë e bijë denoncojnë në polici 65-vjeçarin: Ndodhi në shtëpinë e gjyshërve

ELBASAN

Një denoncim për përdhunimin e një të miture 8 vite më parë është bërë dje në policinë e Elbasanit. Autor, dyshohet një 65-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts