Açka akuza se nuk e ishte në dijeni për Konferencën e Kryetarëve, Kuvendi: E kemi njoftuar si të gjithë!

acka akuza se nuk e ishte ne dijeni per konferencen e kryetareve kuvendi e kemi njoftuar si te gjithe

Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në ambientet e Kuvendit, ku pritet të të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt.

Në këtë mbledhje e pranishme nga opozita është vetëm deputetja Jorida Tabaku, ndërsa deputetja demokrate Flutura Açka, ka deklaruar se ajo nuk është njoftuar për këtë mbledhje.

Mirëpo në një e-mail të disponuar nga News24, shihet që Flutura Açka është lajmëruar përmes e-mailit.

Emnail
Emnail

Në lidhje me këtë, Açka ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku u shpreh se “Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”.

6c9567ef Cd84 427e 914b C9c72faf00f6
6c9567ef Cd84 427e 914b C9c72faf00f6
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts