“Administrata është degjeneruar në një pikë të paimagjinueshme”,- Basha: Koha të ndaheni nga vargonjtë që ju ulin kokën! E di që ka shumë që duan…



Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me gratë në Njësinë Nr.3 në Tiranë.

Kryedemokrati tha se administrata është degjeneruar në një pikë të paimagjinueshme, ndërsa u zotua se pas 25 prillit ata do të çlirohen nga vargonjtë që i detyrojnë të ulin kokën.

LB3

Fytyra e shtetit tregon fytyrën e qeverisë. Fytyra e qeverisë dhe e kryeministrit është edhe ajo që tregon fytyrën e shtetit. Trajtimi me arrogancë dhe me përbuzje i bashkëpunëtorëve dhe administratës, i qytetarëve, ka qenë tipar i këtij kryeministri në ikje dhe kësaj qeverisje. Administrata është degjeneruar në një pikë të paimagjinueshme. Unë e di që ka shumë në administratë që duan të shërbejnë, por që e gjejnë të pamundur të shërbejnë me këtë kryeministër dhe këtë qeveri. Atyre u drejtohem dhe u them që 25 prilli është dita për tu ndarë nga vargonjtë që ju detyrojnë të ulni kokën, të shkelni mbi etikën dhe moralin tuaj, për të mbajtur një vend pune për të siguruar bukën e fëmijëve.  Administrata publike duhet të jetë krenaria e shoqërisë. Në 25 prill do të çlirohen duke votuar për PD-në”, tha Basha në fjalën e mbajtur.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *