Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, shkroi në Twitter se një punëtore në një nga organizatat partnere të USAID-it “u vra nga ushtria ruse sapo kishte mbushur 32 vjeç”.
“Jam jashtëzakonisht e trishtuar që ndaj vdekjen e Valeria ‘Lera’ Maksetska, një ukrainase krenare, partnere e dashur implementuese e USAID dhe udhëheqëse e shkëlqyer, e dhembshur në ndërtimin e kohezionit social dhe luftimin e dezinformatave,” shkroi Power në Twitter.
“E lindur dhe e rritur në Donetsk, Lera iu përgjigj pushtimit të Rusisë në 2014 duke punuar në përgjigjen humanitare. Ajo i mbijetoi granatimeve të Donetskut, u transferua në Kiev dhe filloi të punojë me USAID – ku u bë e dashur si ‘një grua e guximshme me zemër të sjellshme’”, shkroi Power në Twitter.
Lera, një mjeke e trajnuar, mund të largohej nga Kievi kur filloi pushtimi, por qëndroi për të ndihmuar të tjerët. Vetëm kur mamasë së saj Irina i mbaruan ilaçet, ajo u evakuua. Ndërsa Lera, Irina dhe shoferi i tyre Yaroslav prisnin në një makinë që të kalonte një kolonë rus, një tank qëlloi mbi ta, duke vrarë të tre, “shtoi Power.
Power tha se vdekja e Maksetska ishte shkatërruese për USAID-in, dhe për “të gjithë ata që e njihnin”.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al