Administrohen 3 miliardë vaksina në botë

14:55 30/06/2021

OBSH: Keni harruar vendet e varfra, pandemia po nxit pabarazi

Numri i vaksinave kundër koronavirusit në të gjithë botën, ka kaluar 3 miliardë. Sipas llogaritjeve të kompanisë amerikane Bloomberg, 23% e vaksinave janë dhënë në 27 vende të pasura. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 11.1% të dozave, ndërsa Kina 40%.

[embedded content]

Në pjesën më të madhe të Afrikës, norma e vaksinimit është nën 1%, ngjashëm sikurse në vende të tjera të varfra.

“Bota po dështon”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne po përballemi me një pandemi me dy drejtime, të nxitura nga pabarazia”, u shpreh me tej ai. Paralajmërimi vjen në kohën kur varianti Delta është duke u përhapur në mesin e njerëzve të pavaksinuar, duke detyruar vendet nga Azi deri në Rusi t’i rikthejnë ose të zgjasin masat e kufizimit.

Ky variant, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë mutacion të ri të koronavirusit shumë shqetësues. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 181 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 3.9 milionë kanë vdekur.

Procesi i vaksinimit ka nisur në fund të Dhjetorit është intensifikuar vetëm muajve të fundit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *