
Talenti shqiptar, Adnan Januzaj është vlerësuar si lojtari më i mirë i Real Sociedadit në ndeshjen e së dielës ndaj Deportivo Alaves.
Adnan Januzaj i jep fund “krizës” së Real Sociedad, merr një pikë të vlefshme ndaj Alaves-it on Vidnews.
Januzaj hyri në lojë në vend të Barrenetxeas në minutën e gjashtë dhe rezultoi njeriu i ndeshjes pasi kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 14-të.
Vetë gazeta më e njohur spanjolle, Marca e ka vlerësuar Januzajn si më të mirin e skuadrës.
Megjithatë, avantazhi nuk zgjati shumë dhe vendasit barazuan shifrat me anë të Joselus i cili nga pika e bardhë e 11-metërshit shënoi në minutën e 58-të.
Goli i Alaves on Vidnews.
Sipas Marca-s, Januzaj nuk e ka zgjatur kontratën me Sociedadin, kontratë e cila i përfundon më 30 qershor. Megjithatë, ai ka të drejtën të negociojë me skuadra të tjera.
Sociedadi renditet i 6-i në tabelën e La Ligas me 30 pikë të grumbulluara, ndërsa Alaves renditet në vendin e 18-të, me 16 pikë.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al