Adoleshenti vrau 4 vetë, arrestohen prindërit

20:00 04/12/2021

Prindërit e adoleshentit që vrau katër persona në shkollën e tij në Miçigan janë arrestuar nga autoritetet amerikane. Çifti akuzohet për vrasje të pavullnetshme, pasi i kishin blerë djalit të tyre si dhuratë për Krishtlindje armën, me të cilën ai kreu krimin. Po ashtu ata akuzohen edhe për shpërfilljen e shenjave paralajmëruese që kishte dhënë djali i tyre.

Urdhri i kërkimit për James dhe Jennifer Crumbley u lëshua tri ditë pasi autoritetet thanë se po e gjykonin 15-vjeçarin për katër akuza për vrasje. Avokati i çiftit tha se ata nuk i përgjigjeshin më mesazheve.

Katër ditë para të shtënave, Ethan shoqëroi babanë e tij në një dyqan lokal armësh, ku James Crumbley bleu një pistoletë gjysmë automatike, thanë prokurorët.

Më vonë atë ditë, Ethan postoi foto të armës në rrjetet sociale, duke shkruar: “Sapo mora bukurinë time të re sot” dhe duke shtuar një emoji zemre. Nëna e tij postoi të nesërmen se ata të dy “po testonin dhuratën e tij të re të Krishtlindjes”.

Ligji i Miçiganit i ndalon ata nën 18 vjeç që të blejnë ose posedojnë armë zjarri, me përjashtim të atyre që kryejnë gjueti me licencë apo që kanë një të rritur mbikëqyrës.

Ndërkaq mijëra qytetarë u mblodhën për homazhe për 4 viktimat në qendër të Oksfordit në Michigan, me qirinj në duar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.