Adoleshentja britanike përdhunohet në mes të detit: U përpoqa ta ndaloja, por nuk munda

Një 15-vjeçare britanike është përdhunuar në det, para mijëra njerëzve. Ajo e ka përshkruar këtë, si sprovë të tmerrshme dhe që ka lënë shenja te ajo. Viktima, ka deklaruar se ka qenë duke luajtur në ujë me miqtë, kur një i ri e mori në thellësi të detit dhe e përdhunoi.

Ajo tha se pavarësisht se kishte turma njerëzish në det në atë kohë, ajo ishte e pafuqishme për të vepruar ndërsa i riu e përdhunoi nën ujë. Viktima e traumatizuar tha se ajo i shpëtoi sulmuesit të saj, një burrë aziatik, kur një nga miqtë e tij iu afrua atyre.

Policia është ende në kërkim të këtij autori dhe kërkon ndihmë nga dëshmitarët që ishin në Bournemouth, Angli ditën kur ndodhi ngjarja. Në një deklaratë viktima tha se ajo kishte vizituar plazhin me miqtë në atë që ishte dita më e nxehtë e vitit. Ajo tha:

“Ne e kaluam ditën duke u qetësuar dhe duke bërë banjë dielli. Ishte rreth orës 4 pasdite kur hymë në ujë me miqtë e mi dhe nisëm të luanim me një top. Por papritur topi iku te një djalë dhe e pyeta “a mund të ma kthesh topin” dhe ai më tha jo. Unë iu afrova dhe e pyeta përsëri ai ma dha mua dhe unë ia hodha mikut tim. Ai filloi të më fliste dhe të më prekte në krah në të njëjtën kohë një burrë tjetër po shqetësonte mikun tim dhe ai doli nga deti. Unë isha vetëm tani dhe ai filloi të më shtynte në ujë të thellë dhe unë nuk mund t’i ndjeja këmbët e mia në fund të detit. Atëherë ai filloi të më prekte. Askush nuk mund të shihte se çfarë po ndodhte dhe ai më përdhunoi”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *