Adoleshentja tmerrohet kur gjen gjarprin helmues brenda pompës së astmës

15:11 15/03/2021

Një adoleshente gjeti një gjarpër helmues të mbështjellë brenda pompës së astmës. E reja u tmerrua kur zbuloi një gjarpër të zi me bark të kuq që fshihej në pompën e astmës blu.

Ajo e vuri re gjarprin e rrezikshëm pasi doli nga dushi në shtëpinë e saj në Queensland, Australi. Ekspertët e gjarprit ishin në gjendje të hiqnin në mënyrë të sigurt dhe Sunshine Coast Snake Catchers shkroi në Facebook: Ju nuk do ta besonit këtë. Kjo është çmenduri, por ne jemi shumë me fat që mundëm ta gjenim gjarprin.

Ndërkohë, anëtari i ekipit Stuart McKenzie tha për mediat lokale: Është një nga vendet më të pabesueshme që kemi gjetur ndonjëherë një gjarpër. Nuk mund ta imagjinoja se si do të ishte nëse do e thithje pompën me gjarprin brenda.

Një pickim nga ai gjarpër, i cili mund të rritet deri në 2.55metra të gjatë, mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë, të vjella, dhimbje barku, dhimbje koke, diarre dhe dobësi ose dhimbje muskulore.

Megjithë se gjarpri ishte shumë i vogël, z. McKenzie u shpreh se mund të ishte i aftë të shkaktonte një pickim serioz nëse provokohej.

“Ata thjesht po eksplorojnë, duke kërkuar ushqim këtë periudhë të vitit para se të ftohet përsëri,” tha ai. /tvklan.al









Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *