Aeroplanë komercialë për evakuime nga Afganistani

21:50 22/08/2021

DASH: 18 avionë do të kryejnë fluturime nga pikat transit për në SHBA

Aeroplanët komercialë nga SHBA-ja do të përdoren për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve nga Afganistani.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes tha të dielën se 18 avionë nga kompanitë përfshirë United, American Airlines dhe Delta do të përdoren për të kryer operacionet, por ata nuk do të fluturonin drejtpërdrejt në Kabul.

Në vend të kësaj, ata do të transportojnë njerëz që tashmë janë larguar nga Afganistani dhe po udhëtojnë drejt vendeve të treta.

Deri më tani, shumë vende kanë rënë dakord të jenë si pika tranziti për fluturimet ushtarake amerikane që evakuojnë shtetas amerikanë dhe të tjerë nga kryeqyteti afgan.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.