Aeroplani që arriti të prekë atmosferën

23:00 11/07/2021

I ndërtuar nga Sir Richard Branson “Virgin Galactic” ngrihet në një distancë prej 85 km nga Toka

Puna 17 vjeçare për të krijuar një aeroplan hapësinor ka përfunduar me sukses. Pjesë e këtij fluturimi historik ka qenë biznesmeni britanik, Richard Branson. Përmes aeroplanit të kompanisë Virgin Galactic, ai së bashku dhe me dy pilotë e tre persona të tjerë në bord kanë marrë iniciativën për të udhëtuar ne një distancë mjaftë të largët nga Toka.

Mjeti i prodhuar nga Virgin është ngritur në ajër nga një tjetër avion dhe pasi është lëshuar, ka shfrytëzuar raketën për t’u shkëputur drejt hapësirës. Me këtë lëvizje, miliarderi Richard Branson arriti miliarderin Jeff Bezos, i cili po planifikon një fluturim për 20 Korrik. Kjo e bën Branson të parin nga pionierët e turizmit hapësinor që arrin hapësirën, duke mundur Elon Musk të Tesla dhe Jeff Bezos të Amazon.

Aeroplani Virgin Galactic ka qëndruar për disa minuta, ndërsa pasagjerët kanë patur mundësinë të heqin rripat e sigurimit dhe të shijojnë pamjen e tokës duke pluskuar në zero gravitet. Për fatin e tyre të mirë gjithçka shkoi normalisht. Besohet se mjeti u ngjit në një lartësi prej 85 kilometra nga toka. Fluturimet komerciale drejt hapësirës me Virgin Galactic pritet të kushtojnë rreth 250 mijë Dollarë për person.

Klan News


Të ngjashme “”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *