Aeroporti i Kabulit në alarm nga sulmet terroriste

12:16 26/08/2021

SHBA dhe aleatët: Të dhëna të besueshme se ISIS mund të sulmojë

Alarm nga sulmet terroriste në aeroportin e Kabulit, në këto ditë të fundit të evakuimeve.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë u bënë thirrje qytetarëve të tyre të shmangin sa më shumë zonat përreth aeroportit për shkak të kërcënimeve nga grupet ekstremiste për të kryer sulme të armatosura.

Mediat amerikane shkruajnë se presidenti Joe Biden është informuar nga shërbimet e zbulimit për rrezikun e sulmit, kryesisht nga militantët e degës së Shtetit Islamik për zonën e Azisë Qëndrore dhe Jugore.

Zyrtarët e ambasadës amerikane në Kabul u bënë thirrje shtetasve të tyre të qëndrojnë në vende të sigurta në pritje të evakuimit. Ndërsa zyrtarët britanikë të mbrojtjes thanë se kanë të dhëna të besueshme se sulmet mund të ndodhin në një periudhë të afërt.

Sipas zyrtarëve të sigurisë së aeroportit, në shenjestër mund të jenë korridoret e evakuimit nga zonat e pritjes jashtë rrethimit të aeroportit deri në brendësi, në të cilat identifikimi i personave të pajisur me armë është pothuajse i pamundur.

Rreziku më i madh sipas tyre është nga sulmet vetëvrasëse. Teksa 31 Gushti po afrohet si afat përfundimar, aleatët kanë evakuuar deri më tani 88 mijë njerëz që prej mesit të këtij muaji, 19 mijë prej të cilëve gjatë 24-orëve të fundit. Çdo 39 minuta, nga aeroporti i Kabulit ngrihet një avion.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *