“Aeroporti i Kabulit po stabilizohet”, Boris Johnson: Nëse është e nevojshme do të punoj me talebanët për të gjetur zgjidhje në Afganistan

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka ‘shtrirë’ dorën për bashkëpunim me talebanët për një zgjidhje në Afganistan.

Në një përpjekje për të qetësuar situatën, Johnson thotë se situata në aeroportin e Kabulit është më e stabilizuar teksa vetëm dje Britania e Madhe evakuoi 1 mijë të cilët do të pasojnë 1 mijë të tjerë sot.

“Unë dua t’i siguroj njerëzit se përpjekjet tona politike dhe diplomatike për të gjetur një zgjidhje për Afganistanin duke punuar me talebanët, natyrisht, nëse është e nevojshme  do të vazhdojnë. Dhe angazhimi ynë ndaj Afganistanit është i qëndrueshëm.”- tha Johnson.

Disa ditë më parë Boris Johnson kërkoi që qeveria që do të krijohej nga talebanët mos njihej, por duket se qasja ka ndryshuar duke parë situatën e tensionuar në aeroportin e Kabulit.

Po ashtu edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ishte i hapur për negociata me talebanët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *