AF Elbasani fillon e merr formë, akord me ish-lojtarin e Tiranës dhe Partizanit








Skuadra më e re e futbollit shqiptar, Akademia e Futbollit Elbasani, të hënën e dy gushtit do të zbresë në fushë për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, ku do të militojë në Kategorinë e Tretë.

HYSHMERI

Burime të besueshme të “Panorama Sport” konfirmojnë se drejtuesit kanë hyrë në bisedime me mesfushorin Renato Hyshmeri dhe kanë arritur në një marrëveshje për të pasur një bashkëpunim midis tyre.

Bëhet fjalë për një emër të rëndësishëm në futbollin shqiptar, pasi elbasanasi ka milituar në Superiore me Partizanin, Tiranën apo Teutën, paharruar sigurisht as Elbasanin. Burime pohojnë se mbetet vetëm çështje zyrtarizimi, sepse palët kanë rënë dakord thuajse për të gjitha detajet dhe me shumë gjasa, do të dalë menjëherë në stërvitje me ekipin, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Gentian Stojku.

Edhe pse skuadra e AF Elbasanit këtë sezon do të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë, emrat që do të afrohen në skuadër nuk kanë shumë lidhje me nivelin e kësaj kategorie, por në klub kanë në plan një projekt afatgjatë dhe që shkon përtej këtij sezoni. Më herët në klub kanë konfirmuar se kanë mbyllur bisedimet edhe me Orgest Gavën apo portierin e Shkumbinit, Selami Ajazin. Pritet që Stojku të ketë një skuadër të kompletuar në të gjitha repartet kur të nisë kampionati i Kategorisë së Tretë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *