Afat kohor për fëmijët, vetëm 40 minuta në ditë do të përdorin versionin kinez të TikTok

21:30 21/09/2021

Versioni kinez i TikTok-ut po prezanton një mënyrë të re që do të kufizojë kohën që fëmijët nën moshën 14 vjeç shpenzojnë në aplikacion në vetëm 40 minuta në ditë.

Masa do të zbatohet për të gjithë përdoruesit e Douyn nën moshën 14 vjeç të cilët janë regjistruar në aplikacion duke përdorur emrat e tyre të vërtetë, njoftoi ‘ByteDance’ me bazë në Pekin.

“Douyin gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm për përdoruesit midis orës 10 pasdite dhe 6 të mëngjesit,” shtoi pronari i TikTok dhe Douyin.

Kompania gjithashtu u bëri thirrje prindërve të ndihmojnë fëmijët e tyre të regjistrohen me emra të vërtetë, ose përndryshe të aktivizojnë manualisht “modalitetin adoleshent”.

‘ByteDance’ nuk iu përgjigj një pyetjeje nga “CNN Business” se si mund të zbatojë politikën për ata që nuk përdorin emrat e tyre të vërtetë.

Aplikacioni tha gjithashtu se do të prezantonte përmbajtje të re, duke filluar nga eksperimentet shkencore dhe muzetë deri tek ekspozita e galerisë së artit dhe peisazhet natyrore, për të frymëzuar adoleshentët e rinj.

Douyin kishte të paktën 490 milionë përdorues në Nëntor 2020, sipas firmës kërkimore të mediave iMedia Research.

Rregullatorët kinezë tashmë kanë filluar të bëjnë presion ndaj kompanive të teknologjisë për të frenuar sasinë e kohës që të miturit shpenzojnë për shërbimet e tyre.

Në Qershor, Kina rishikoi “Ligjin për Mbrojtjen e të rinjve”, e cila kërkon që ofruesit e shërbimeve të internetit, përfshirë aplikacionet e mediave sociale të krijojnë funksione përkatëse të tilla si menaxhimi i kohës, kufizimi i përmbajtjes dhe kufijtë e konsumit për të miturit.

Presioni i Kinës ndaj kompanive të teknologjisë është pjesë e rregullave gjithëpërfshirëse për bizneset e fokusuara në gjeneratën e ardhshme, nga një goditje e rëndë e mësimeve private tek rregullat për lojërat në internet.

Muajin e kaluar, vendi u ndaloi lojtarëve online nën moshën 18 vjeç të luanin gjatë ditëve të javës dhe e kufizoi lojën e tyre në vetëm tre orë në fundjavë. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *