Afati i fundit 30 prillit, por vetëm 9 nga 27 vendet e BE kanë paraqitur planin kombëtar të rimëkëmbjes

Vetëm nëntë nga 27 vendet e BE kanë paraqitur deri tani planet e tyre kombëtare për të zhbllokuar grante dhe hua për rimëkëmbje, me vlerë miliarda dollarë.

Vitin e kaluar, Bashkimi Europian krijoi një paketë rikuperimi prej 750 miliardë eurosh (907 miliardë dollarë) për të stimuluar ekonomitë e bllokuara të goditura nga pandemia e Covid-19, ku vendet duhet të hartojnë plane për ato për të cilat synojnë të përdorin paratë, në kushte të caktuara.

Për shembull, vendet do të duhet të shpenzojnë të paktën 37% të fondeve të alokuara për të mbështetur qëllimet mjedisore dhe 20% për dixhitalizimin.
“Por, që nga mbrëmja e së premtes, vetëm Franca, Greqia, Portugalia, Sllovakia, Gjermania, Danimarka, Spanja, Letonia dhe Luksemburgu kishin paraqitur planet e tyre”, theksoi Komisioni Europian, raporton ata.

Afati i fundit për dorëzimin e planeve ishte zyrtarisht 30 prill, por zëdhënësja Marta Wieczorek tha se ishte vetëm një “datë orientimi”. “Në të vërtetë u takon shteteve anëtare të vendosin se kur janë të gatshëm të paraqesin planet e tyre”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *