Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi publikon emra dhe fakte të reja: 2,1 mld lekë rezultojnë të jenë implikuar në një skemë krimi financiar. SPAK t’i vendosë para drejtësisë








Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar të tjera fakte në lidhje me aferën e inceneratorëve. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi tregon sesi kompanitë janë krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar evazionin financiar. Ajo thotë se këto kompani  kanë nga 2 punonjës, të regjistruar fiktivisht.

qeveria rama per inceneratoret

Kryemadhi thotë se se do vijojmë të bëjnë publike, pa kompromis, faktet tronditëse të aferës së 3 inceneratorëve. Ndërkohë inkurajon prokurorët e SPAK, të shohin paditë dhe faktet e paraqitura, për t’i vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit!

Postimi i Monika Kryemadhit

Ja “veprat” e Edi Ramës, që qytetarët ta kuptojnë se ku ikin paratë e tyre!

Nga 31 miliard lekë, që qeveria i ka dhënë inceneratorit të Fierit deri në Dhjetor 2021, 2,1 miliard lekë, rezultojnë të jenë implikuar në një skemë krimi financiar.

Këto janë faturat tatimore me data, se si Inceneratori Fier ka realizuar skema për fryrje kostosh dhe rimbursim TVSH-je.

Kompanitë janë krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar evazionin financiar, ato kanë nga 2 punojës, të regjistruar fiktivisht, nuk kanë mjete, si dhe rezultojnë pa liçensa.

Pagesat për Inceneratorin e Fierit duhet të kishin ndaluar prej kohësh dhe duhej të ishte nën sekuestro preventive.

Ndërkohë që do vijojmë të bëjmë publike, pa kompromis, faktet tronditëse të aferës së 3 inceneratorëve, inkurajojmë prokurorët e SPAK, të shohin paditë dhe faktet e paraqitura, për t’i vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit!

edmond sheshi enver sheshi regan merdani tahir afmataj vladimir sheshi

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.