Afera korruptive/ Monika Kryemadhi nxjerr foton: Fiksojeni mirë, ky është organizatori i vërtetë i skemës së inceneratorëve


















Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vijon denoncimin ndaj skemës korruptive të inceneratorëve. Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, Monika Kryemadhi ka nxjerrë foton e një personi të cilin e cilëson si organizatorin e vërtetë të aferës së inceneratorëve.

monika kryemahdi

Sipas Kryemadhit, ai është bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, Stela Gugallja dhe mik i  pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto. Ndërsa shton se nesër ai mund të jetë pjesë e stafit elektoral të Rilindjes.

299703380_608911363937264_5989387199632379504_n

Postimi i plotë: Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i  pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes. Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj.  Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij. E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.