Afera me inceneratorët, PD nxjerr videon: Ëngjëll Agaçi e dinte se procedura për koncesionin e Elbasanit ishte në shkelje të ligjit por e miratoi






Partia Demokratike thotë se sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjell Agaçi e dinte që procedura për koncesionin e Elbasanit ishte në shkelje të ligjit, por e miratoi.

AGACI

Me anë të një postimi në Facebook, PD thotë se Agaçi e bëri këtë më urdhër të Ramës, ndërsa thekson se ai ka fshehur edhe shkeljet që janë konstatuar nga i nspektimi.

DEKLARATA E PD

Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, e dinte se procedura për koncesionin e Elbasanit ishte në shkelje të Ligjit. Me miratimin e Edi Ramës, Agaçi e futi për miratim. Agaçi ka fshehur edhe shkeljet që janë konstatuar nga inspektimi i bërë.

1️⃣ APP ka njoftuar Engjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;

2️⃣ Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;

3️⃣ Engjëll Agaçi ka kaluar një akt/procedurë të paligjshme për Inceneratorin e Elbasanit.

6️⃣ Engjëll Agaçi fsheh shkeljet ligjore, personat përgjegjës pas inspektimit financiar për Inceneratorin e Elbasanit, dhe koncesionarin në 2 qershor 2020;

7️⃣ Kontrata koncesionare e miratuar në Këshillin e Ministrave është, pa logon e shtetit, si draft-kontratë dhe pa vulën e Ministrisë;

8️⃣ Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.