Afera seksuale e Gjicit, Berisha: Qeveria paguan 60 mijë lekë për një qen, ndërsa njerëzve u nevojë u jep nga 40 mijë lekë

afera seksuale e gjicit berisha qeveria paguan 60 mije leke per nje qen ndersa njerezve u nevoje u jep nga 40 mije leke
afera seksuale e gjicit berisha qeveria paguan 60 mije leke per nje qen ndersa njerezve u nevoje u jep nga 40 mije leke

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se minimumi jetik është një çështje e rëndësishme dhe se duhet mbrojtur me forcë.

Ai theksoi se nuk duhet shqiptar që të mos  ketë 200 euro në muaj, duke shtuar se sot po paguhet më shumë për një qen.

Berisha u ndal edhe tek skandali i videos seksuale të ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safeti Gjici, ndërsa u shpreh: “Rasti i Kukësit, vetëm skandale do kemi, duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës shqiptare. Duhet të qartësojmë zgjedhësit tanë”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Rikthehemi te problemi ynë. Problem kryesor ne kemi minimumin jetik. Unë e kuptoj që këta nuk e pranojnë se janë me kompleksin e mohimit dhe pashpirtësisë. Të refuzosh minimumin jetik, tregon se së paku nuk ta ndjen për ta, por ata janë shumë. Ju e keni konstatuar, të gjitha statistikat tregojnë se varfëria është rritur dhe është përgjysmuar ndihma ekonomike.

Kanë qenë 120 mijë familje në vitin 2013 dhe studimi tregonte se duhej të ishin edhe 180 mijë, pra duheshin të shtoheshin 60 mijë të tjera. Këta i kanë përgjysmuar dhe arrin puna që sot bashkitë paguajnë më shumë për një qen, paguajnë 60 mijë lekë për një qen dhe paguajnë 40 mijë lekë për një njeri.Ne duhet ta mbrojmë me forcë çështjen e minimumit jetik. Një çështje që jep impakt të menjëhershëm. Nuk duhet të ketë shqiptar që të mos ketë 200 euro në muaj.

Kjo është një goditje e fortë e mjerimit, por edhe e varfërisë. Përfitojnë 1.3 milionë deri në 1.5 milionë shqiptarë. Ne do e mbrojmë këtë, e kemi premtuar gjatë fushatës elektorale. Por minimumi jetik është i sanksionuar me ligj në çdo vend. Kjo është arsyeja pse varfëria ekstreme nuk ekziston më, është e zhdukur. Sepse japin minimumin jetik, që njerëzit të mos bien në humnerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts