“Aferat korruptove me tërmetin, s’kanë kursyer as fëmijët në Dibër”/ Çupi: Pas 25 prillit s’do i lëmë në duar e matrapazëve të…



Kandidatja për deputete e PD, Dhurata Çupi thekson se “braktisja e qeverisë ndaj banorëve të qarkut Dibër dhe aferat korruptive me tërmetin nuk kanë kursyer as fëmijët.

174627673_10222426083634564_3194550185533803477_n

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Çupi shton se “në ish- komunën Suç të Klosit, shkolla është mbyllur si e dëmtuar nga tërmeti që prej shtatorit të kaluar.

Reagimi: 

🔺 Braktisja e qeverisë ndaj banorëve të qarkut Dibër dhe aferat korruptive me tërmetin nuk kanë kursyer as fëmijët.
📍Në ish komunën Suç të Klosit, shkolla është mbyllur si e dëmtuar nga tërmeti që prej shtatorit të kaluar. 300 fëmijë dhe mësues janë shpërndarë në fshatra të tjerë, pa u dhënë familjeve asnjë shpjegim çfarë po bëhet me shkollën.
📌 Për shkak të mbylljes së papritur të shkollës shtatorin e kaluar, gati 1 vit pas tërmetit, prindërit e nxënësve dyshojnë për një aferë korruptive në kurriz të fëmijëve të tyre. Janë rreth 300 familje në Suç që kërkojnë me këmbëngulje të kenë shkollën funksionale sa më shpejt.
✅ Ne nuk do t’i lëmë fëmijët në duart e matrapazëve të tërmetit. Me Partinë Demokratike në qeveri, shkolla jo vetëm do të ndërtohet me shpejtësi, por fëmijët do të kenë kushte moderne për të mësuar dhe paga më e ulët për mësuesit do të jetë 700 euro.
💙 Ndryshimi i vërtetë nis me votën tonë! Dilni masivisht në votime për familjet tuaja dhe votoni 9, votoni PD.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *