“Aferë prej 430 mln eurosh”/ Rama debat me deputetin: Ju sikur hani shirita magnetofoni që në mëngjes! Sikur Papa të rrijë 8 orë me ju, do e bënte kryqin prapsht








Kryeministri Edi Rama është përfshirë sërish në debate gjatë Komisionit Hetimor për Inceneratorët me deputetin Luçiano Boçi dhe kryetaren Jorida Tabaku.

Ndryshe nga përfaqësuesit e opozitës, Rama nuk preferon ta konsiderojë çështjen e incneratorëve si aferë, teksa i kërkon që të mos përmendet më shifra e 430 mln eurove.

Tabaku: Zoti Rama të lutem, Boçi bëni pyetje konkrete që të mos bisedojmë për çdo gjë këtu. Pyetje konkrete për aferën e inceneratorëve

Rama: Jo për aferën jo. Pyetja konkrete është për…

Tabaku: Procedurat e 3 impianteve të mbetjeve me vlerë totale 430 mln euro.

Rama: Çështë kjo 430 mln euro. Më kujtohet ajo fjalia, jep shpirt por s’heq dorë. 430 mln euro?

Boçi: Hapi i parë i procedurës korruptive, u la jashtë zgjedhjes landfilli që do zgjaste 100 vite.

Rama: Çfarë është kjo afera. Si e keni këtë punë ju, sikur hani shirit majtofoni që në mëngjes. Më çmendët, u normalizua biseda për bukuri, dhe filloni prapë afera. Çfarë hani mo që në mëgjes. Nuk i keni ndarë Akoma sajret,hani të njëjtat sajre dhe ju dhe këta.

Tabaku: Dëgjoni pyetjet e zotit Boçi.

Rama: Si e bëni këtë punë. Keni gjithë ditën këtu, flisni për afera. Çfarë afera. Keni të gjithë nga një teori të vetën, hap ii parë i korrupsionit ishte ky, tjetri thotë që këtu ishin 3 veta shisnin sahate uji. Dhe dole ti, dhe njëri u përplas me makinë. Jeni në vete apo jo.

Boçi: Shpallja e procedurës, negocim pa shpallje. Kryqin nuk e bën as sipas përkatësisë fetare.

Rama: Pse si e bëj, si e kam përkatësinë

Boçi: Gjeje ti se nuk merresh vetë.

Rama: Duke iu dëgjuar juve, edhe Papa mund ta bëjë kryqin prapsht. Të rrijë Papa 8 orë me ju, e bën kryqin kokë poshtë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.