Afganët në Shqipëri/ Rama: Nuk bëhet fjalë për të nxjerrë studentët dhe për të strehuar refugjatët. Pse po vonohet ardhja e tyre










Kryeministri Edi Rama thotë se plani për të strehuar afganët në godinat e studentëve mund edhe të ndryshojë nëse ardhja e tyre vonohet.

Nga Rezidenca Studentore Universitare nr. 2, kreu i qeverisë deklaroi se nëse ata vonohen, do të akomodohen në strukturat hoteliere, pas sezonit veror.

Sipas Ramës, nuk bëhet fjalë për të larguar studentët dhe për të sjellë refugjatët, por thjesht për të shfrytëzuar hapësirën kohore, kur studentët ende nuk kanë ardhur.

“Megjithëse po shtyhet ardhja e tyre për shkak të logjistikës dhe për shkak të fluturimeve, kështu që mund të ndodhë që mos të nevojitet në rast se lirohen strukturat hoteliere që kemi bërë gati pas sezonit. Por në të gjitha rastet është me rëndësi që të jetë e qartë për të gjithë se nuk bëhet fjalë hiq studentët dhe sill refugjatët afganë por thjesht për të shfrytëzuar këtë dritare kohe para se të vijnë studentët”, u shpreh kryeministri.

Ai sqaroi se shtyrja e afganëve po ndodh për shkak të logjistikës atje dhe të fluturimeve.

Prej më shumë se tre javë në vendin tonë pritet të vijnë refugjatët afganë. Në një intervistë për CNN, një ditë më parë Rama u shpreh se Shqipëria do të presë deri në 4 mijë të tillë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *