
Në sulmet e njëpasnjëshme me bomba në Kabul të Afganistanit, humbën jetën 10 persona.
Ndihmës zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Hamid Rushan tha se sulmet e njëpasnjëshme janë kryer në Sar-i Kariz dhe Golai Davanhane.
Sipas tij, 10 persona e kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në sulme. Rusan tha se shënjestra e sulmit ishin civilët.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Megjithëse po bëhen përpjekje për të vendosur stabilitetin në vend, nga ana tjetër, sulmet nuk janë pakësuar.//AA
PĂ«r tâu bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do tâju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al