Afganistan, 11 të vdekur gjatë sulmit mbi një autobus

Gjatë shpërthimit të bombës të vendosur afër rrugës në provincën Zabul, Afganistan, kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa 28 janë plagosur.

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit Zabul, Gul Islam Sial, njoftoi se mjeti shpërthyes, i vendosur afër rrugës në distriktin Shahr-e-Safa, është aktivizuar kur në këtë pjesë kaloi një autobus në të cilin gjendeshin civilë.

Kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa 28 janë plagosur, tha Sial, i cili shtoi se në mesin e të vdekurve gjenden edhe fëmijë.

Ministria e Punëve të Brendshme përgjegjës për sulmin i konsideron talebanët.

Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Talebanët njoftuan se gjatë tre ditëve të Bajramit, në mes të muajit maj, në Afganistan do të ketë armëpushim.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *