Afganistan, 5 civilë të vdekur nga një sulm me bombë

Së paku pesë civilë kanë humbur jetën në një sulm me bombë këtë mëngjes në qytetin jugor afgan Meyvend.

Zëdhënësi i policisë krahinore në Kandahar, Jamal Nasir Barikzey, njoftoi se eksplozivi u aktivizua derisa kalonte një automjet civil. Ai theksoi se pesë civilë humbën jetën në vendin e shpërthimit, ndërsa 18 persona të tjerë u plagosën.

Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Mes bisedimeve të intensifikuara të paqes dhe njoftimit të tërheqjes së forcave të huaja nga Afganistani, ka pasur rritje të madhe të dhunës.

Afganistani është bastion i një lufte për epërsi midis forcave të qeverisë afgane dhe lëvizjes rebele talebane.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *