Afganistan, 9 civilë të vdekur gjatë një sulmi me bombë

Së paku nëntë civilë kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë në provincën Helmand, në jug të Afganistanit.

Zëdhënësi i drejtorisë policore në Helmand, Zaman Hamdard, u tha gazetarëve se bomba e vendosur rreth rrugës në rajonin Bushran, Helmand, u aktivizua në momentin kur në atë zonë kaloi një automjet në të cilin kishte civilë.

Gjatë shpërthimit humbën jetën së paku nëntë civilë, ndërsa u plagosën dy të there, konfirmoi Hamdard.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sipas të dhënave të misionit të OKB-së për ndihmë të Afganistanit (UNAMA), më së shumti raste të vdekjes kohëve të fundit ndodhin për shkak të bombave të montuara në rrugë.

Afganistani gjendet në krizë politike dhe të sigurisë një kohë të gjatë, e cila shihet si luftë për pushtet mes lëvizjes së talebanezëve dhe forcave qeveritare.

Sulmet në Afganistan nuk pushuan as pas fillimit të negociatave paqësore të cilat delegacionet e talebanezëve dhe qeverisë afgane i filluan nga mesi i shtatorit vitin e kaluar në Doha.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *