Afganistan, dhjetra të vrarë pranë shkollës së vajzave në Kabul

Autoritetet afgane thonë se të paktën 30 njerëz u vranë nga shpërthimi i një bombe pranë një shkolle vajzash në lagjen me shumicë shiite në perëndim të Kabulit të shtunën. Shumica e viktimave janë nxënëse të shkollës nga mosha 11 deri 15 vjeçe, thanë autoritetet.

Talebanët e kanë dënuar sulmin dhe kanë mohuar çdo përgjegjësi. Ambulancat evakuuan të plagosurit ndërsa të afërmit dhe banorët u kërkonin përgjegjësi autoriteteve pranë skenës së shpërthimit në shkollën Syed al-Shahda, në lagjen Dasht-e-Barchi, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Tariq Arian. Sipas autoriteteve pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Shpërthimi, që siç duket synonte të shkaktonte një masakër sa më të madhe mes civilëve, ka shtuar frikën se dhuna në vendin e shkatërruar nga lufta mund të përshkallëzohet ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO i japin fund angazhimit ushtarak afro 20-vjeçar në atë vend/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *