Afganistan, humbin jetën 5 civilë në një sulm me mortaja

Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e sulmit me predha të mortajës të cilat goditën vendbanimet civile në provincën Lagman në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i Guvernatorit të Lagman-it, Esedullah Devletzey pretendon se predhat e mortajave janë hedhur nga militantët talebanë duke goditur vendbanimet civile në fshatin Khalil Abad të provincës Lagman. Ai tha se 5 civilë humbën jetën ndërsa 5 të tjerë u plagosën në sulm. Në një deklaratë nga talebanët pretendohet se “sulmi ishte kryer nga forcat qeveritare”.

Nga ana tjetër 10 persona u plagosën në një sulm me bombë në provincën Nangarhar në lindje të vendit. Zyrtarët e policisë njoftuan se sulmi ndodhi në qytetin Jalalabad, në qendrën e Nangarharit. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Dhuna ende vazhdon në vend

Derisa procesi i paqes në Afganistan mbetet i pasigurt, përplasjet e dhunshme midis forcave të sigurisë dhe talebanëve ende vazhdojnë. Talebanët në sulmet e filluara në javën e fundit të qershorit morën pothuajse të gjitha rrethet në kufirin me Uzbekistanin dhe Taxhikistanin.

Talebanët, të cilët rrethuan portën kufitare Hayratan, e cila është rruga më e rëndësishme tregtare për në Uzbekistan nga dy drejtimet, në jugperëndim u përqendruan në provincën Gazni. Talebanët duke vazhduar përparimin e tyre në Afganistan, morën edhe portën kufitare të Kalasë Islamike në kufirin iranian të vendit më 8 korrik.

Talebanët e rritën presionin e tyre me sulme të dhunshme në provincat Badakhshan, Tahar, Ghazni, Herat, Kandahar dhe në Badgis.

Ministria e Brendshme të Afganistanit tha se asnjë rreth nuk është përgjithmonë plotësisht nën kontrollin e organizatës. Nga ana tjetër, talebanët pretendojnë se kanë vendosur mbi 80 për qind të dominimit territorial.

Sipas informacioneve të AA-së të marra nga autoritetet lokale, talebanët kanë marrë më shumë se 160 nga 407 rrethe, përfshirë edhe qendrat e tyre.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *