Afganistan/ Lufta 20-vjeçare e amerikanëve e sjellë përmes imazheve (FOTO)

Ofensiva e shpejtë e talebanëve dhe largimi i papritur i amerikanëve nga Afganistani shënuan fundin e një lufte 20-vjeçare. Joe Biden njoftoi disa javë më parë tërheqjen e të gjitha forcave të armatosura deri më 11 shtator, e cila përkon dhe me 20 vjetorin e sulmit terrorist në Kullat Binjake.

Kostoja për amerikanë gjatë këtyre dy dekada e ishte e lartë, mbi 2.400 ushtarë humbën jetën, ndërsa shpenzimet e përgjithshme tejkaluan 2.26 trilionë dollar.

Marrëveshja e kushtëzuar e paqes e nënshkruar në shkurt 2020 midis Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve kishte për qëllim të hapte rrugën për përfundimin e konfliktit. Sidoqoftë, bisedimet pasuese midis qeverisë afgane dhe talebanëve për ndarjen e pushtetit dështuan pasi angazhimi i Joe Biden për një tërheqje të plotë nga Afganistani i bëri talebanët më pak tolerantë.

Rezultati tashmë dihet. Talebanët mësyu Afganistanin, e cila kulmoi me pushtimin e Kabulit më 15 gusht, pa rënë asnjë plumb i vetëm. Luftimet nga militantët ekstremistë islamikë kanë çuar në evakuimin e pothuajse të gjithë diplomatëve amerikanë me ndihmën e mijëra trupave të dërguara përsëri në Afganistan për të ndihmuar evakuimin.

Në sfondin e skenave të afganëve të dëshpëruar që përpiqen të bëjnë më të mirën për të arritur në aeroportin e Kabulit, Presidenti Biden mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat. “Unë jam presidenti i katërt që drejtoj praninë ushtarake amerikane në Afganistan – dy republikanë, dy demokratë. “Unë nuk do ta trashëgoj këtë luftë në të pestën, ” tha ai.

Më poshtë është një përmbledhje fotografike në luftën që zgjati më shumë se Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta e Koresë së bashku. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *