Afganistan/ Talebanët lëshojnë zjarr drejt avionit italian pas ngritjes nga aeroporti i Kabulit

Një avion i Forcave Ajrore Italiane C-130J Super Hercules i përdorur si pjesë e një operacioni evakuimi në Afganistan u vu nën zjarr menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti Hamid Karzai i Kabulit.

Sipas një reporteri të Sky TG24  piloti u detyrua të manovrojë për të shmangur zjarrin, duke rezultuar në momente paniku brenda.

Burimet ushtarake konfirmuan të shtënat kundër avionit, sipas Sky, i cili ka 98 civilë afganë brenda.

Të shtënat vijnë disa orë pasi Londra shprehu shqetësimin për mundësinë e një “sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit në orët e ardhshme”. Talibanët pretenduan se e kishin ndarë informacionin me vendet perëndimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *